Site icon Telegrafi

Produkte të qumështit për humbje në peshë

Në një studim, disa nga pjesëmarrësit i janë nënshtruar dietës me pak kalori, ndërsa të tjerët përveç dietës së caktuar, kanë konsumuar më shumë djathtë, jogurt dhe qumësht me më pak yndyrë.

Rezultatet kanë treguar se më lehtë kanë humbur në peshë participantët të cilët veç dietës së zakonshme, kishin përfshirë edhe produktet e qumështit.

Djathi dhe produktet tjera të qumështit janë të pasur me proteina, të cilat ndihmojnë që të ndjehemi të ngirë dhe shpejtojnë metabolizmin, ndërsa shumica e njerëzve gabimisht mendojnë, se për t’u dobësuar duhet të largojnë produktet e qumështit nga ushqimi. /Telegrafi/

Exit mobile version