Procesi zgjedhor në Qendrën e Votimit 2075 respektivisht në shkollën “Hysen Rexhepi” në Prizren ka filluar me vonesë afër gjysmë orëshe.
Sipas menaxheres së QV-së, Lumnije Rakaj kjo ka ndodhur si rrjedhojë e vonesës në shpërndarjen e materialit zgjedhor.
“Përgatitjet janë bërë nga dita e djeshme. Vonesa ka ndodhur për arsye se tani jemi qendër e re e votimit, dhe jemi në fund të listës, pra materialin zgjedhor e kemi pranuar me vonesë. Por tani të shtatë vendvotimet në këtë qendër të votimit janë gati dhe votuesit mund ta kryejnë obligim qytetar”, ka thënë Rakaj për Telegrafin.
Në këtë Qendër të Votimit, sipas KQZ-së, numri i votuesve është 5,542.
Sipas KKZ-së në Prizren, në këtë komunë janë 76 qendra të votimit me 236 vendvotime.
Numri i votuesve në Komunën e Prizrenit sipas KQZ-së është 182,939./Telegrafi/