Site icon Telegrafi

Problemi i hudhjes së mbeturinave në vende të papërshtatshme, vazhdon të mbetet shqetësim për banorët e Komunës së Gjakovës

Platforma  Ndreqe.com, vazhdon të jetë adresa ku shumë qytetarë të Komunës së Gjakovës vazhdojnë tí adresojnë çështjët të cilat ata i hasin dhe të cilat janë shqetësuese për këta banorë.

Një problem, që po raportohet shumë shpesh në këtë platformë nga ana e banorëve që jetojnë në zona të ndryshme të Komunës së Gjakovës, është edhe hudhja e mbeturinave në vende të cilat nuk janë të dedikuara pëe ta bërë një gjë të tillë.

Janë banorët e fshatit Firzë të cilët së fundmi e kanë adresuar një çështje të tillë, duke raportuar për hudhje të mbeturinave perballë fushës së futbollit e cila ekziszon në këtë lokacion.

Ndërsa përgjatë lumit Erenik ekziston problemi i njejtë, ku përveç mbeturinave shihet se në këtë pjesë disa persona kanë hedhur edhe orenditë shtëpiake të cilat nuk i përdorin më.

Telegrafi ka kontaktuar me KRM ‘Çabrati’ për të kuptuar më shumë se çfarë veprimi ndërmerr kjo kompani rreth hudhjes së këtyre mbeturinave në vende që nuk janë të dedikuara për to, dhe ata në përgjigjjen e tyre kanë potencuar që këto mbeturina në këto lokacione cilësohen si deponi ilegale.

“Veprimet të cilat ndërmirren nga KRM ‘Çabarati’ janë që të gjitha mbeturinat të cilat janë në Komunën e Gjakovës eliminohen nga kompania ‘Çabrati’. Këto mbeturina në këto lokacione cilësohen si deponi ilegale dhe me kerkesë nga Komuna bëjmë pastrimin e tyre.”

Tutje KRM ‘Çabrati’ apelon tek qytetarët që të mos hudhim mbeturinat në vende që nuk janë te dedikuara për to.

“Apeli i kompanisë për të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës është që të mos hudhin mbeturina vend e pa vend pasi që kompania jonë ka shërbim 20 orë brenda ditës dhe i kryejmë të gjitha shërbimet për mbledhje të mbeturinave.”, thuhet tutje në përgjigjjen e KRM ‘Çabrati’ , shkruan Telegrafi.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi/

Exit mobile version