Site icon Telegrafi

Problemet për Tonalin nuk ndalen, italiani tani po hetohet nga FA për baste te Newcastle

Sandro Tonali ka marr një ndalim 10-mujor pas pranimit të fajit për lojërat e fatit ndërsa luante për Milanin, por tani ai po përballet me një hetim të ri për të parë nëse ai vendosi baste gjatë kohës sa ishte te Newcastle United.

Mesfushori bëri lëvizjen te ‘Laraskat’ gjatë verës, por nuk do të lejohet të luajë përsëri deri në fillimin e sezonit 2024/25, pasi kishte arritur një marrëveshje për pranimin e fajësisë me autoritetet italiane.

Ky dënim është pranuar edhe nga UEFA dhe FIFA dhe ai është ndaluar të luajë në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Newcastle në mëdyshje pas deklaratave të ndryshme të FIFA dhe FICG në lidhje me Tonalin

Dënimi dhe provat lidheshin me bastet që ai vendosi gjatë kohës së tij në Brescia dhe Milan, por FA angleze tani ka hapur një hetim të veçantë për të parë nëse Tonali vazhdoi të luante baste edhe në Angli.

Është kundër rregullave që çdo futbollist profesionist të vendosë baste, edhe nëse ato janë në sporte të ndryshme ose nuk përfshijnë ekipin e tij.

Tonali rrëfeu se ai vuante nga një varësi ndaj lojërave të fatit dhe filloi të takonte një terapist për trajtim vetëm pasi u vu nën hetim zyrtar muajin e kaluar.

Gjatë një konference për shtyp më herët gjatë ditës së sotme, drejtori sportiv i Newcastle, Dan Ashëorth nuk e mohoi se mund të ketë sanksione të tjera për Tonalin.

Lexo po ashtu Tonali definitivisht nuk luan më për 10 muaj, FIFA njofton Newcastlen për vendimin

“Gjithçka që mund t’ju them është se ne kemi bashkëpunuar plotësisht me të gjitha shoqatat dhe organizatat e interesuara dhe FA, natyrisht, është plotësisht e vetëdijshme për atë që po ndodh”, ka thënë ai.

Autoritetet italiane janë shumë më të ashpra se sa ato angleze ndaj lojtarëve që luajnë bixhoz, pasi Ivan Toney i Brentford u ndalua tetë muaj edhe pse pranoi që kishte vendosur qindra baste, duke përfshirë edhe humbjen e skuadrës së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version