Femrat janë të varura nga ndarja e emocioneve me të tjerët, ndërkaq meshkujt përkundrazi janë tipa mjaft të mbyllur. Kur e mundon ndonjë problem, femra menjëherë i drejtohet personit i cili i është më e afërt dhe kërkon këshilla, duke pritur që automatikisht t’ia bëjë vetes situatën më të përballueshme.
Personi të cilit më së shpeshti femra i rrëfehet nuk është as nëna, as mikja e saj, por motra më e madhe. Motra është aty e cila gjithmonë është e gatshme ta dëgjojë, t’i ndihmojë dhe t’i japë këshilla në momentet e vështira.
Këtë e ka konfirmuar pikërisht një hulumtim i bërë në bashkëpunim me një numër të madh femrash të reja, të cilin e ka botuar revista “Family Relations”.
Sipas konstatimeve të shumë pjesëtareve të gjinisë së bukur, motrat më të mëdha janë ato që femrat më së shpeshti i bisedojnë të gjitha detajet nga jeta e tyre private, madje edhe ato më intime, ndërkaq janë të sigurta që ato informata nuk do të përhapen te të tjerët dhe nuk do të dënohen. /Telegrafi/