Site icon Telegrafi

Probleme seksuale pothuajse çdo çifti i ndodhin

Problemi më i madh lidhur me këtë është për shkak se çiftet nuk komunikojnë ndërmjet vete lidhur me pakënaqësitë e tyre.

Nuk e kënaq partneren siç duhet, mirëpo këtë gjë nuk e di. – Ai përpiqet, mirëpo disa gjëra partneres thjesht nuk i janë të këndshme. Sikur ta dinte këtë, as që do ta bënte, mirëpo çështja është që nuk e di. Partnerja duhet t’ia sqarojë saktë se çka do ajo.

“Meshkujt e kanë zakon që gjatë seksit të përdorin teknikën të cilën e kanë praktikuar me partneret e tjera, mirëpo kjo nuk do të thotë që ajo teknikë është e këndshme edhe për partneren aktuale. Prandaj, nëse nuk i thuhet se çfarë mendon ajo për to, ai do të supozojë se po e kënaq partneren”, shkruan “Cosmopolitan”, transmeton Telegrafi.

Libidoja e saj është më e fuqishme se e tij.– Një numër goxha i madh i meshkujve kanë nivel të ulët libidoje sesa partneret e tyre, mirëpo këtë gjë nuk kanë guxim ta pranojnë. Kjo krijon situata që disa meshkuj të mos ndihen mjaft “macho”, sepse nuk janë në gjendje të plotësojnë kënaqësinë e partneres së tyre. Nga ana tjetër, femrat për shkak të libidosë së fuqishme, ngurrojnë të hapin bisedën me partnerin. E pra, zgjidhja vjen pikërisht nga biseda me partnerin.

Vështirësitë teknike. – Problemet me ereksionin për meshkujt janë problem i madh. “Në kohën e tashme këtë problem në shumë raste e shkaktojnë stresi, ushqimi i keq apo mungesa e ushtrimeve. Gjithkujt mund t’i ndodhë ndonjëherë. Problemi lind nëse seksi bëhet rutinë”, thonë ekspertët.

Rutina. – Kur e kemi fjalën te rutina… Është e qartë që seksi pas një kohe nuk mund të jetë sikur në fillim. Problem është që shumë çifte në fillim dëshirojnë që sa më parë t’i provojnë të gjitha pozat dhe lëvizjet. Kështu, me kalimin e kohës mësojnë se çka i eksiton partnerët e tyre dhe vazhdojnë t’i praktikojnë ato si recetë që çon në orgazëm të sigurt. Provoni gjërat e reja, sepse me siguri nuk i keni provuar të gjitha. /Telegrafi/

 

Exit mobile version