Site icon Telegrafi

Probleme për Man United, një tjetër lojtar i shtohet listës së lëndimeve

Lajmet e këqija për Erik Ten Hag nuk kanë të ndalur, kësaj radhe një tjetër futbollist i ekipit ka pësuar një lëndim teksa “Djajtë e Kuq” do të përballen në vikend me Everton.

Mesfushori Mason Mount i është nënshtruar testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit, sipas gazetarit Fabrizio Romano. Besohet se anglezi do të mbetet jashtë fushave për të paktën një muaj.

Man United është duke u ballafaquar me një ‘krizë’ të lëndimeve pasi momentalisht 12 lojtarë mungojnë shkaku i lëndimeve, duke vështirësuar edhe më shumë punën e Ten Hag.

24-vjeçari u transferua në “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar veror, por është paraqitur në vetëm 12 ndeshje deri më tani këtë sezon.

Lexo po ashtu Man Utd dhe Liverpool dështojnë përballë Fulhamit në transferimin e talentit brazilian

Një lëndim i mëparshëm e kishte detyruar atë mbetej jashtë fushave për gjashtë ndeshje midis muajve gusht dhe shtator, duke bërë që aventura e tij në Angli të mos fillonte në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai gjithashtu ka munguar në tri grumbullimet e fundit me Anglinë këtë sezon. Ten Hag përveç Mount nuk mund të llogarisë as në shërbimet e Casemiros dhe Eriksen.

Ndërkohë, qendërmbrojtësi Lisandro Martinez i cili ka pësuar një lëndim në këmbë është konfirmuar se do të jetë jashtë fushave për pjesën e mbetur të vitit./Telegrafi/

Exit mobile version