Qytetarët në Prishtinë janë ankuar për mbeturina në rrugën “Haxhi Zeka”.
Ankesat e tyre ata i kanë paraqitur në platformën “Ndreqe.com”, transmeton Telegrafi.
Sipas qytetarëve, mbeturinat janë mbledhur mes shtëpive, rreth 300m metra larg shkollës së mesme teknike.
Qytetarët po vazhdojnë të paraqesin ankesat e tyre në këtë platformë, ku më pas po intervenohet nga organet përgjegjëse./Telegrafi/