Telegrafi

Prizreni për tre ditë rresht do të mirëpres yjet e rokut në “Prizren Rock and Blues Festival”

Përgatitjet për “Prizren Rock and Blues Festival” janë në fazën finale dhe organizatorët kanë bërë të ditur se janë gati që të mirëpresin adhuruesit e muzikës në Prizren me 4, 5 dhe 6 korrik.

Sipas tyre, në edicionin e dytë të këtij festivali do të ofrohet një program i pasur me muzikantët më të njohur vendor dhe botëror.

“Disa nga emrat e njohur që performojnë për herë të parë në qytetin e bukur të Prizrenit janë rock-bendi i njohur nga Suedia, Dirty Loops, rock-kitaristi Frank Gambale dhe All Stars, Bon Jovi Experience, Vlatko Stefanovski dhe shumë emra të tjerë. Prej bendeve dhe artistëve shqiptarë, janë Grupi 403, Bojken Lako dhe Sokol Keci Band”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Aty gjithashtu theksohet se gjatë tri netëve, në ITP Prizren do të performojnë 12 grupe, raporton Telegrafi.

“Festivali i hap dyert çdo ditë në ora 17:00 ndërsa performanca LIVE fillon nga ora 20:00. Për shkak respektimit të rregullave të sigurisë dhe mbarëvajtjes së Festivalit, sugjerohet që të gjithë adhuruesit të vijnë në kohë dhe të ndjekin udhëzimet gjatë hyrjes”, thuhet në njoftim ku theksohet se hyrja do të jetë falas.

Edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se edicioni i dytë i festivalit premton të jetë me super energji pozitive për adhuruesit e muzikës rock e blues.

“Ju ftoj të gjithëve që të vini dhe së bashku të shijojmë magjinë e Prizren Rock dhe Blues Festival në edicionin e dytë sepse kemi muzikantë shumë të mirë, emra të spikatur të skenës botërore”, ka thënë Totaj, shkruan Telegrafi.

Programi i natës së parë:

Programi i natës së dytë:

Programi i natës së tretë: