Site icon Telegrafi

Prizreni hap fushatën e 16 ditëve të aktivizmit me thirrjen për veprim të koordinuar kundër dhunës

Komuna e Prizrenit të hënën ka njoftuar se Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka hapur fushatën “16 Ditë Aktivizim kundër dhunës në familje”.

Sipas njoftimit të Komunës këto aktivitete synojnë të rrisin ndërgjegjësimin dhe të promovojnë angazhimin e institucioneve dhe të shoqërisë për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje, raporton Telegrafi.

“Në këtë ngjarje morën pjesë zyrtarë të institucioneve të ndryshme që merren me këtë çështje, duke përfshirë autoritete të drejtësisë, policisë, shëndetësisë, arsimit, qytetarë dhe organizata të tjera të angazhuara në mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë është theksuar se fushata ka për qëllim nxitjen e veprimeve të koordinuara.

“Kjo fushatë, ka qëllim ta ngrejë zërin për t’i mbështetur të gjithë ata që përballen me dhunën dhe të nxisë veprime të koordinuara për ta luftuar këtë dukuri të dëmshme”, përfundon njoftimi i Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Exit mobile version