Në Prizren janë duke u vendosur ulëset dhe shportat e reja.
Kështu ka njoftuar Komuna e Prizrenit në një njoftim për media, transmeton Telegrafi.
“Në kuadër të punimeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike për modernizimin dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe vizitorët në zonën historike të Prizrenit, ka filluar vendosja e ulëseve dhe shportave të reja”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim theksohet se “këto janë elemente të thjeshta, mirëpo, shumë të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe ruajtjen e pastërtisë në këtë pjesë të rëndësishme të qytetit”./Telegrafi/