Portieri i Munchen 1860, Erion Avdija është gardiani i parë i Kosovës U19, ndërsa në ndeshjen e parë të Elite Raund ndaj Austrisë U19 ishte në nivel të detyrës.
Kosova U19 fitoi me rezultat 1-0 ndaj Austrisë U19, duke i nisur mbarë kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi pas një aksioni të bukur të Elvir Gashijanit, por nga topi i kthyer nga portieri ishte Jakob Scholler që e qoi në rrjetën e tij.
Ai që ra në sy më shumë në këtë ndeshje ishte portieri i jashtëzakonshëm i Kosovës U19, Erion Avdijaj.
Drejt portës së tij kishte 13 goditje brenda kuadratit, duke i mbrojtur të gjitha, mes tyre edhe një penallti në pjesën e parë.
Avdija ishte i jashtëzakonshëm edhe në fundin e ndeshjes, sidomos në kohën shtesë, kur bëri tri pritje të mëdha për t’i siguruar Kosovës tri pikë.
Ka kohë që nuk është parë një paraqitje e tillë nga një portieri dhe Kosova është me fat që ka në gjirin e saj një talent si Erion Avdija. /Telegrafi/