Christian Eriksen do të debutojë me fanellën e Brentfordit në Ligën Premier.
Mesfushori danez iu bashkua klubit anglez në janar pasi shkëputi kontratën me Interin.
Eriksen nuk kishte drejtë loje në Serie A shkaku i problemit që kishte me zemrën e tij.
Por pas transferimit në Brentford, debutimi i tij ende nuk ka ardhur me skuadrën e parë dhe një gjë e tillë do të ndodh këtë fundjavë.
Eriksen është grumbulluar me ekipin dhe do të luaj kundër Newcastle United të shtunën me fillim nga ora 16:00.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i Brentford, Thomas Frank që bashkëkombësi i tij do të ketë minuta ndaj ‘Laraskave’.
“Christian do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të zbresë në fushë të shtunën. Është një ditë e madhe për të gjithë ne, por veçanërisht për të dhe familjen e tij”, deklaroi Frank. /Telegrafi/