Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit dhe kryetari aktual, Ramiz Lladrovci, ka vijuar me intensitet takimet elektorale në disa lokalitete të komunës së Drenasit së bashku me bartësin e Listës së PDK-së, Labinot Halilaj dhe kandidatët për Asamblenë komunale, të asaj ane.
Lladrovci ka diskutuar me qytetarë, simpatizantë dhe anëtarë të PDK-së, për të arriturat për 8 muajt e qeverisjes së tij, dhe ofertën elektorale. Ai ka garantuar se zbatimi i ligjit, transparenca dhe llogaridhënia në qeverisjen e tij, janë të panegociueshme.
Ai është zotuar se për tri vitet e ardhme, mes tjerash, do ta përmbyll çështjen e infrastrukturës. Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në rrjetin social:
“Në Shkollën ‘Xheladin Gashi’, ‘7 Marsi’ dhe ‘Bajram Curri’, në Komoran, Kishnarekë dhe Nekoc, treguam për punën tonë, projektet infrastrukturore të realizuara, kursimet e buxhetit komunal, subvencionet dhe donacionet.
Po ashtu, fola edhe për projektet që do të realizoj për mandatin e ardhshëm. Për tri vitet e ardhme, mes tjerash, jam zotuar se do ta përmbyll çështjen e infrastrukturës. E gjitha në shërbim të cilësisë së jetës së qytetarëve”.
“Forcën e ndryshimit më 22 Tetor, pres nga qytetari, për ta votuar PDK-në, që Drenasi të vazhdojë të jetë shembull i qeverisjes lokale. Ne jemi Forca e Ndryshimit”, tha Lladrovci.