Nice dhe Marseille mund të dyja të humbasin pikë nga Ligue 1 pasi skenat kaotike e çuan derbin e së dielës në një fund të parakohshëm.
Takimi në ligë u ndal kur tifozët e Nice hodhën një shishe në drejtim Dimitri Payet, i cili e futi atë përsëri në tribuna dhe trazirat eskaluan edhe më shumë, ndërsa tifozët vendas u futën në fushë.
Pas një përleshje të madhe që çoi në gjakosjen e Payet dhe shokut të tij të skuadrës Matteo Guendouzi duke treguar shenja në qafë, skuadra e Marseilles refuzoi të rikthehej në fushë.
Ndërsa hetimet dhe seancat disiplinore fillojnë me tërheqjen e të dy klubeve për një takim të hënën, Marca sugjeron që ndëshkimet me pikë janë një mundësi për të dyja palët.
Nice do të ndëhskohej për sjelljen e tifozëve dhe sulmet ndaj lojtarëve të Marseille, ndërsa skuadra mysafire nuk pranoi të ndiqte urdhrin e Ligue 1 për t’u kthyer në fushë për të përfunduar ndeshjen.
Ndër sanksionet e tjera të mundshme janë një pezullim prej disa vitesh për trajnerin e Marseille, Pablo Hernandez, i cili goditi një tifoz të Nicës dhe një numër ndeshjesh të ndaluara për Alvaro Gonzalez, i cili hodhi një top në tribuna.
Mendohet se Payet do t’i shpëtojë dënimit për hedhjen e shisheve të tij pasi ai ishte viktima fillestare në dhunë.
Tashmë është konfirmuar tribuna jugore e Nicës – e cila mban Ultrasit – do të mbyllet për katër ndeshjet e tyre të ardhshme në shtëpi si masë sigurie, edhe para se të përfundojnë pjesa tjetër e vendimeve.
Në një lëvizje të konfirmuar nga policia, prefekti Bernard Gonzalez tha: “Duke pasur parasysh seriozitetin e incidenteve të ndodhura, dhe pa pritur që sanksionet të vendosen nga liga profesionale e futbollit (LFP), prefekti i Alpe-Detare ka marrë vendimet e mëposhtme këtë mbrëmje: mbyllja e pjesës Populaire Sud ku ndodhën incidentet për katër ndeshjet e ardhshme në shtëpi”.
Do të vendoset një rrjetë e hekurt gjithashtu në pjesën e përparme të tribunës për të parandaluar që objektet të hidhen përsëri në fushë.
Sa i përket rezultatit të ndeshjes, ka ende tre opsione në dispozicion.
Nice po fitonte 1-0 në atë kohë, kështu që mund t’i jepej një fitore 1-0, një fitore 3-0 me rezultat zyrtar ose ndeshja luhet sërish me dyer të mbyllura.
Agjencia e lajmeve AFP gjithashtu raportoi se një person 28-vjeçar ishte arrestuar dhe dërguar në paraburgim si i dyshuar për sulmin ndaj një lojtari të Marseilles. /Telegrafi/