Site icon Telegrafi

Pritet të vendosen semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Ymer Pula” dhe “Bujar Roka”

Kryqëzimi i rrugëve “Ymer Pula” e “Bujar Roka” vazhdon të mbetet një ndër kryqëzimet rrugore më të rrezikshme në trafikun rrugor në Komunën e Gjakovës, pasi kjo pjesë është një ndër lokacionet më të shpeshta ku ndodhin aksidente të trafikut.

Duke e marrë parasysh rëndësinë e kësaj rruge, qyetarët shumë shpesh kanë kërkuar, që përveç shenjave të komunikacionit, të cilat shumë herë nuk respektohen, në këtë pjesë të rrugsës të vendosen edhe semaforët apo një rreth rrotullim, projekte këto të cilat do ta lehtësonin qarkullimin në këtë pjesë, si dhe do ta ulnin numrin e aksidenteve të cilat ndodhin afër këtij kryqëzimi.

Për të mësuar se nëse planifikohet që të intervenohet nga Komuna e Gjakovës me vendosjen e semaforëve në këtë pjesë, Telegrafi përmes një e-maili ka kontaktuar me Zyrën për Informim në Komunën e Gjakovës, të cilët në përgjigjjen e tyre dhënë Telegrafit thanë që vendosja e semaforëve në këtë pjesë është e paraparë të bëhet në kuadër të ndërtimit dhe asfaltimit të rrugës “Bujar Roka”.

“Në lidhje me semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula” po ju njoftoj se këta semaforë janë të paraparë të vendosen në kuadër të ndërtimit dhe asfaltimit të rrugës “Bujar Roka”.

Megjithatë, tash e një kohë kompania e kontraktuar nuk ka arritur të përmbushë me kohë obligimet e veta, prandaj ditë më parë Komuna ka nxjerrë vendim për shkëputjen e kontratës me kompaninë.

Tashmë Komuna është në fazën e pregatitjes së dokumentacionit për rishpalljen e tenderit për vazhdimin e pjesës së mbetur të punimeve, ku përfshihet edhe vendosja e semaforëve.” /Telegrafi/

Exit mobile version