Telegrafi

Pritet dënimi i Neymarit, braziliani festoi golin si ‘fëmijë duke qarë’ para tifozëve të Nimesit që e thumbonin me një parullë

Neymar duket se do të dënohet nga Federata Franceze e Futbollit.

Sulmuesi brazilian ka qenë objektiv i tifozëve të klubit francez Nimes.

Tifozët ultras të vendasve kishin shpalosur një parullë ku shkruhej ‘Neymar je qaraman’, e kjo gjë nuk i kishe pëlqyer brazilianit.

Ish-anëtari i Barcelonës e kishte parë parullën dhe i kishte mbetur hatri me tifozët vendas.

Në momentin që shënoi golin e epërsisë, Neymar shkoi para asaj parulle duke provokuar tifozët.

Braziliani festoi golin e tij si një ‘fëmijë duke qarë’ për të ironizuar me tifozët vendas.

Në atë moment ka pasur edhe hedhje të gjësendeve në fushë nga tifozët vendas që u irrituan me gjestin e Neymarit.

Por sipas medieve franceze, Neymar do të dënohet nga FFF për shkak se provokoi tifozët. /Telegrafi/