Për të arritur suksesin të cilin e kërkoni- që trupi juaj të duket bukur gjatë verës kur do të mbani shumë pak tesha, duhet t’u kushtoni kujdes muskujve të barkut, të shpinës, këmbëve, prapanicës dhe duarve.
Me anë të aktivitetit fizik përkatës, nën mbikëqyrjen e trajnerit ose duke ushtruar në shtëpi në bazë të programeve të ndryshme për rregullimin e vijës trupore, përveçse do të dukeni mirë, në këtë mënyrë do të shmangni edhe stresin, do ta përforconi imunitetin dhe punën e metabolizmit.