Telegrafi

Prishtinës i lëndohet portieri, Haxho jashtë fushave të blerta për pesë javë

Klubet kosovare po vazhdojnë me vlug të madh përgatitjet para fillimit të sezonit të ri të Superligës.

Prishtina ka marrë një lajm të keq gjatë stërvitjeve përgatitore, ku kanë konfirmuar për lëndimin e një lojtari të sapotransferuar.

Kryeqytetasit kanë konfirmuar se është lënduar portieri, Eglant Haxho, i cili ka kryer edhe një intervenim kirurgjik.

“Gjatë seancës së sotme (dje) stërvitore, portieri Eglant Haxho fatkeqësisht ka pësuar lëndim duke lënduar ashtin e gishtit, “distal phalanx dislocation” duke bërë që të intervenohej urgjentisht në Spitalin Amerikan”.

“Fatmirësisht gjithçka ka shkuar mirë, operimi ka qenë i suksesshëm dhe Haxhos do t’‘i duhet rreth pesë javë në rehabilitimin e plotë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Theksojmë se portieri u transferua nga klubi i Llapit gjatë këtij afati kalimtar të verës pas largimit të Visar Bekajt.

Ndryshe, nënkampioni i Kosovës sezonin e ri do ta nis kampionatin në portë me Alban Muçiqin. /Telegrafi/