Telegrafi

Prishtinës i buzëqesh fati, mund të takohet në kualifikuese të Ligës së Evropës me Fola Esch

Pamje nga ndeshje e fundit Prishtina - Vëllaznimi (FOTO: FC Prishtina)

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për kualifikueset e Ligës së Evropës.

Klubi jonë përfaqësuese në këtë garë evropiane, Prishtina ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në rast e kalon rrethin parakualifikues.

“Plisave” u ka buzëqeshur fati pasi që do të mund të ballafaqohen me një prej skuadrave më të dobëta të kësaj faze.

Bardhekaltërit në fazën e parë kualifikuese mund të takohen me skuadrën luksemburgase, Fola Esch.

Por, për të ardhur deri këtu prishtinasit së pari duhet të eliminojnë skuadrën e Gjibraltarit, Europa.

Me këtë të fundit ndeshjet do të zhvillohen më 28 qershor, kurse ajo e kthimit më 5 korrik.

Lexo po ashtu Profili i FC Europa, kundërshtarit të Prishtinës në paraeliminatoret e EL-së

Ndërkohë, ndeshjet e raundit të parë kualifikues do zhvillohen më 12 dhe 19 korrik.

Ndërkohë, Luftëtari do të takohet me Ventsplisin e Latvisë, Laçi do të luajë me Anorthosis Famagustën gjersa punë të vështirë do të ketë Shkupi, i cili do të takohet me Glasgow Rangersin. /Telegrafi/