Telegrafi

Prishtinën e freskon shiu, stuhi në Fushë Kosovë

Moti me shi ka përfshirë disa rajone të Kosovës gjatë orëve të pasdites, duke përfshirë edhe kryeqytetin.

Rrebeshe shiu, të përcjella me erëra të forta dhe shkarkim rrufesh, kanë përfshirë Pejën, Prizrenin, Vushtrrinë , Fushë Kosovën dhe zona të tjera.

Lexo po ashtu Rrebesh shiu në Pejë dhe Viti, IHMK njofton se edhe të dielën disa zona rrezikohen nga breshëri

Shi me një intensitet të dobët ka rënë edhe në Prishtinë.

Raportet nga terreni tregojnë se në disa zona shiu është shoqëruar edhe me breshër. /Telegrafi/