Telegrafi

Prishtinë, raportohet për prishje të rrugës në lagjen “Kodra e Trimave”

Banorët e lagjes “Kodra e Trimave”, janë ankuar se kanë probleme me prishje të rrugës, më saktësisht problemet janë shfaqur në rrugën “Xhavit Berisha”.

Ata kanë raportuar në platformën Ndreqe.com, për këto ankesa, ndërsa kanë kërkuar nga organet përgjegjëse që të rregullojnë këtë problem, transmeton Telegrafi.

Sipas banorëve, gropat e krijuara po shkaktojnë rreziqe në komunikacion.

Lexo po ashtu Qytetarët ankohen për mungesën e ndriçimit në rrugën "Ahmet Haxhiu" në Prishtinë

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse./Telegrafi/