Me qëllim të parandalimit të vërshimeve dhe ruajtjen e mjedisit, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, inspektuan nga afër procesin e pastrimit e shtratit të lumit Prishtevka dhe largimin e mbeturinave në zonën e njohur si “Fusha e Pajtimit.”
Komuna e Prishtinës njofton se ky aksion synon të përmirësojë cilësinë e mjedisit dhe të minimizojë rrezikun e përmbytjeve në qytet, transmeton Telegrafi.
“Njëkohësisht, kryeqyteti kërkon mbështetjen dhe bashkëpunimin e qytetarëve për të mbajtur hapësirat publike të pastra dhe për të parandaluar ndotjen, duke kontribuar kështu në një ambient më të sigurt dhe më të shëndetshëm për të gjithë”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama informoi se pastrim i tillë i shtretërve të lumenjve do të bëhet edhe në zonat tjera të Prishtinës./Telegrafi/