Telegrafi

Prishtinë, hapet konkursi për regjistrim të nxënësve në gjimnaze dhe shkolla profesionale

Nga nesër ditë e mërkurë, më datë 10.07.2024 deri të premten më 12.07.2024, është i hapur konkursi për regjistrimin e nxënësve  në gjimnaze dhe shkolla profesionale.

Këtë e ka bërë të ditur komuna e Prishtinës përmes një njoftimi, transmeton Telegrafi.

Të drejtë regjistrimi në shkolla të mesme në Prishtinë, kanë të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e obligueshëm fillor e që nuk janë mbi moshën 17 vjeç. /Telegrafi/