Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është hapur aplikimi për mbështetje në blegtori, bletari dhe shpezëtari për vitin 2025.
Afati për aplikim është deri më 7 shkurt.
“Thirrje për fermerët e Kryeqytetit! Drejtoria për Zhvillim Rural hap aplikimet për mbështetje në blegtori, bletari dhe shpezëtari për vitin 2025. Aplikimi: 22 janar – 7 shkurt 2025. Lokacionet: Bashkësitë Lokale në Besi, Llukar dhe Taslixhe Mos e humbni mundësinë për përkrahje financiare”, thuhet në njoftimin e tyre./Telegrafi/