Telegrafi

Prishtina me vështirësi eliminon Vushtrrinë, kualifikohet në finale të Digitalb Kupës së Kosovës

Prishtina është finalist i sivjetmë i Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtinasit vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta kanë eliminuar në gjysmëfinale skuadrën e Vushtrrisë me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Vushtrriasit kanë arritur të përmbysin rezultatin e takimit të parë, ku “Plisat” kishin triumfuar me rezultat minimal 1-0 në saje të golit të Abdul Khalid Basidit.

Në njëzet minutshin e parë dominuan vendasit, por rastin më të mirë e kishte Guthier Mankenda, i cili nuk u tregua i saktë para portierit Burim Sadiku.

Për vendasit rast të mirë kishte Topalli, por i cili u tregua i ngathët para portës së portierit Beka.

Me të filluar pjesa e dytë, kaltërbardhët e kryeqytetit pësuan gol përmes Maxhunit, i cili realizoi në të 48 minutë.

Sërish, Mankenda nuk arriti të mposht portierin e mysafirëve në të 68 minutë, të cilën gjë nuk e bëri edhe pesë minuta para përfundimit të takimit.

Deri në fund të takimit nuk pati gola dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 për Vushtrriasit, e cila gjë bëri që fituesi të mësohet në kohën shtesë prej dy herë nga 15 minutave ose prej penaltive.

Por, për këto të fundit nuk pati nevojë pasi që mysafirët arritën të realizonin golin e barazimit përmes golashënuesit në ndeshjen e parë, Khalid, i cili realizoi gol në të 98 minutë.

Deri në fund të takimit më nuk pati dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, përkatësisht i përgjithshmi 2-1.

Lexo po ashtu Vëllaznimi në finale të Digitalb Kupës së Kosovës

Prishtina në këtë formë ka siguruar një vend për në finalen e madhe, ku do të ballafaqohet me Vëllaznimin që eliminoi Drenicën. /Telegrafi/