Site icon Telegrafi

Prishtina tregon fuqinë përballë ekipit rus, e mposhtë në Antalya

Prishtina ka fituar ndeshjen e parë miqësore në Antalya, ku po qëndrojnë për fazën përgatitore.

Ekipi i madh kosovar ka triumfuar me rezultat 2-1 përballë rusëve të Orenburg.

Djelmoshat e trajnerit shkupjan Zekirija Ramadani e shënuan nga një gol në secilën pjesë.

Mesfushori i talentuar Qendrim Zyba shënoi supergol në pjesën e parë të lojës për t’i dhuruar epërsinë skuadrës së tij 1-0.

Ndërkohë me të filluar pjesa e dytë, anësori gjilanas Leonit Abazi realizoi për Prishtinën për 2-0.

Krejt në fund të ndeshjes rusët realizuan golin e nderit për rezultatin përfundimtar 2-1.

Vlen të theksohet se trajneri Ramadani provoi të gjithë lojtarët në këtë takim. /Telegrafi/

Exit mobile version