Telegrafi

Prishtina do të përballet me Ferencvarosin në raundin e parë të Ligës së Kampionëve

FC Prishtina ka arritur të sigurojë kalimin për në raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Klubi nga kryeqyteti kalimi tutje e arriti pas fitores që e shënuan sonte ndaj Inter d’Escaldes në finalen e fazës preliminare në “Elbasan Arena” me rezultatin 2-0.

Të dy golat për Prishtinën i realizoi Endrit Krasniqi.

Prishtina në raundin e parë kualifikues do të takohet me kampionin e Hungarisë, Ferencvarosin.

Pjesë e kësaj skuadre është reprezentuesi shqiptar, Myrto Uzuni, që është edhe njëherit lojtari më i shtrenjtë i skuadrës dhe kampionatit hungarez.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 6 korrik në Budapest, kurse ajo e kthimit pas një jave në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Vlen të theksohet se Ferencvaros në sezonin e fundit në Ligën e Kampionëve kishte arritur kualifikimin deri në grupe.

Klubi hungarez ishte pjesë e Grupit G, bashkë me Barcelonën, Juventusin dhe Dynamo Kiev. /Telegrafi/