Prishtina do të jetë nikoqir i skuadrës St Joseph’s nga Gjibraltari.
Kryeqytetasit kosovarë do të luajnë ndeshjen e turit parakualifikues ndaj ekipit modest nga Gjibraltari.
Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa e ka startuar këtë ndeshje me formacion 4-2-3-1, me tri përforcimet e reja që do e nisin nga minuta e parë ndeshjen.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Bekaj, Thaqi, Dallku, Bekteshi, Bashiru, Ahmeti, Miftaraj, Krasniqi, Uka, Mankenda, Shillova.
St Joseph’s: Vera, Lobato, Villar, Piner, Mauri, Ferrer, Perez, Pecci, Pena, Boro, Martinez. /Telegrafi/