Prishtina do të takohet me Ferencvarosin në ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Bardhekaltërit e kishin humbur takimin e parë 3-0 ndaj skuadrës hungareze, duke pësuar golat nga fundi i takimit edhe pse kishin paraqitje të mirë.
Në sfidën që luhet sot (e marte) nga ora 20:00, kampioni i Superligës së Kosovë do të tentojë t’i kthejë gjërat në favor të vetës.
Përparësia e skuadrës nga elita e futbollit tonë është se luan në stadiumin “Fadil Vokrri” për dallim nga e para që luajti në Hungari.
Trajneri Zekirija Ramadani do të vendos në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, duke tentuar që të përmbysë rezultatin.
Asgjë nuk është e pamundur për Prishtinën, duke ditur se kanë mjaft cilësi në skuadër dhe në futboll kemi parë që të përmbysen rezultate edhe më të mëdha. /Telegrafi/