Prishtina me fitoren kundër Istogut me rezultat 1-0, ka arritur t’i shpëtoj edhe matematikisht barazhit, pasi tani ka gjashtë pikë më shumë se Drenica e shtatë se Drita që janë në pozitat 9-të dhe 10-të.
Autor i golit për Prishtinën ishte Gentrit Begolli, pas një asistimi të Berat Hysenit.
Trepça ’89 ka mposhtur me lehtësi Dritën me rezultat 4-0, ku shënuan nga dy gola Akinemi dhe Kurtishaj.
Hajvalia është treguar më e mirë se Gjilani dujke e mposhtur 3-1.
Feronikeli ka shënuar fitore kundër Llapit me rezultat 2-1, ndërsa edhe Liria mposhti Besën 2-1.
Drenica është kthyer te fitorja kundër Vushtrrisë me rezultat të thellë 6:2. /Telegrafi/