Site icon Telegrafi

Prishtina ‘shkelet’ nga Norrkopingu në pjesën e parë

Prishtina është duke humbur me rezultat të thellë 5-0 nga Norrkopingu pas pjesës së parë.

Klubi nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është duke luajtur ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare ndaj suedezëve të Norrkopingut.

Megjithatë, dallimi mes tyre dhe suedezëve është i dukshëm, kështu që rezultati 5:0 pas 45 minutave të parë është i pritshëm.

Serinë e golave për vendasit e hapi David Moberg Karlsson (10), ndërsa u vazhdua nga Sebastian Andersson (24’) dhe Niclas Eliasson (26’).

Dy golat tjerë u shënuan nga sulmuesi Kalle Holmberg (31’, 40’). /Telegrafi/

Exit mobile version