Site icon Telegrafi

Zyrtare: Prishtina publikon formacionin zyrtar për ndeshjen e parë historike ndërkombëtare (Foto)

Klubi më i madh kosovar, FC Prishtina ka publikuar formacionin me të cilin do të debutoi për herë të parë në arenën ndërkombëtare, apo më saktë në Ligën e Evropës.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës do të jetë mysafire e Norrkopingut në Suedi, në ndeshjen historike kualifikuese për Ligën e Evropës, e cila fillon nga ora 20:00.

Lexo po ashtu UEFA zbulon shifrën që do ta fitojnë Trepça 89′ dhe Prishtina nëse kualifikohen tutje!

Kur kanë vetëm mbetur edhe më pak se dy orë nga fillimi i ndeshjes, FC Prishtina ka bërë zyrtar formacionin titullar për këtë ndeshje.

Në formacionin e hedhur në fushë nga trajneri Arsim Thaçi nuk shihet ndonjë befasi, pasi janë këta futbollistë që kanë mbajtur barrën e titullarëve në shumicën e ndeshjeve në kampionat.

Lexo po ashtu Prishtina luan me fanella te kuqe kundër Norrkopingut (Foto)

Formacioni i Prishtinës: (4-3-3): Alban Muqiqi – Lorik Maxhuni, Armend Dallku, Liridon Leci, Mërgim Neziri – Lorik Boshnjaku, Endrit Krasniqi, Debatik Curri – Guthier Mankenda, Shend Kelmendi, Basid Khalid.

Zëvendësuesit: Ardit Nika, Diar Miftaraj, Përparim Osmani, Gentrit Begolli, Blend Baftiu, Mërgim Pefqeli, Liridon Fetahaj. /Telegrafi/

Exit mobile version