Prishtina Open 2024, turneu i shumëpritur nga lojtarët dhe adhuruesit e pingpongut u rikthye sërish në Prishtinë. Dita e parë, e premtja, kaloi në një ambient të bukur, të përgatitur teknikisht në nivel shumë të lartë me kolorit të pasur ngjyrash dhe koreografi çfarë i ka hije kryeqytetit.
Dita e parë, kaloi shumë mirë dhe shërbeu si uverturë për dy ditët në vazhdim kur pritet të shohim pingpong cilësor dhe atraktiv.
Veteranët, e hapën ditën e parë të garave, së pari me ndeshjet e fazës s grupeve e pastaj me shortin final. Në grup-moshën mbi 70 vjeç, i pari doli lojtari nga Austria, Peter Reidel, i cili në finale e mundi Angel Simovsikn e Maqedonisë 3:2 në seta. Vendin e tretë e zuri bullgari Nedeljko Hristov i cili e mundi Vehbi Raçin e Kosovës me 3:0 në seta.
Në grup-moshën 65-69, Sheshivar Veliu nuk lejoi befasi dhe doli i pari, para Sadri Hulajt dhe Sadri Abazit.
Hristo Temelkov nga Maqedonia e Veriut, doli i pari në grup-moshën 60-64, para Gani Pirevës dhe Nezir Lokajt.
Ndeshjet të forta u zhvilluan në grup-moshën 50-59, ku i pari doli Murat Kurtulush pasi në finale e mundi Eroll Boshnjakun me 3:1 në seta, kurse Besart Domaniku fitoi ndaj Ilir Jahës me 3:1 dhe u rendit i treti.
Konkurrenca më e fortë ishte në grup-moshën 40-49, ku tri vendet e para i zunë lojtarët e huaj. Portugezi, Joao Tenente, së pari në gjysmëfinale e mundi konkurrentin më të fortë, egjiptianin e Kpp Priping, Mahmoud Salama e pastaj në finale e mundi ukrainasin Oleksey Napolkov.
Tri vendet e para për secilën kategori u shpërblyen me medalje e kupa, kurse kampionët edhe me shpërblim në të holla në shumën prej 100 eurove.
Sot (e shtunë) janë në program ndeshjet e grup-moshave U17 dhe U 21 për të dyja gjinitë dhe pritet të ketë shumë ndeshje të mira dhe atraktive.
RENDITJA
70+ VJEÇ
1.PETER REIDL (AUT)
2.ANGEL SIMOVSKI (NMK)
3.NEDELKO HRISTOV (BUL)
65-69 VJEÇ
1.SHESHIVAR VELIU (KOS)
2.SADRI HULAJ (KOS)
3.SADRI ABAZI (KOS)
60-64 VJEÇ
1.RISTO TEMELKOV (NMK)
2.GANI PIREVA (KOS)
3.NEZIR LOKAJ (KOS)
50-59 VJEÇ
1.MURAT KURTULUS (KOS)
2.EROLL BOSHNJAKU (KOS)
3.BESART DOMANIKU (KOS)
40-49 VJEÇ
1.JOAO TENENTE (POR)
2.OLEKSEY NAPLOKOV (UKR)
3.MAHMOUD SALAMA (EGY)
/Telegrafi/