Nën kampionët e Kosovës, Prishtina ka vazhduar me përforcime të mëdha gjatë afatit kalimtar veror.
Emri i ri që ka zbarkuar në kryeqytet është mesfushori Argjend Mustafa që së fundmi ishte pjesë e Trepçës ’89.
Mustafa ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin më të madh në Kosovë.
“Zgjidhja për të nënshkruar me Prishtinën ishte shumë e lehtë dhe u përmbush pas disa tentimeve dhe dëshirës për të qenë pjesë e klubit më të madh në vend – arsye kjo kryesore”.
“Po ashtu, Prishtinën e shoh si pretendentit kryesor për titull dhe së bashku kam shumë besim se do t’ia arrijmë qëllimit”, ka thënë Mustafa me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes dyvjeçare për faqen zyrtare të klubit.
Mustafa gjatë karrierës së tij ka luajtur për Ballkanin, Ramiz Sadikun, Trepçën, Skënderbeun dhe Trepçën ’89.
Për Prishtinën, afrimi i Mustafës ishte i pesti pasi më parë kanë nënshkruar edhe Armend Thaqi, Leotrim Bekteshi, Meriton Korenica dhe Ahmet Haliti. /Telegrafi/