Telegrafi

Prishtina – Norrkoping, formacionet zyrtare (Foto)

Të dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Prishtina është nikoqire e skuadrës suedeze, Norrkoping, në takimin kthyes të vlefshëm për para-eliminatoret e Ligës së Evropës.

Klubi kryeqytetas do të hyj në këtë takim për një rezultat pozitiv, pasi gjasat janë të vogla për kualifikim pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultat 5-0.

Ky takim zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin e Mitrovicës “Adem Jashari”, ndërsa trajneri Arsim Thaçi ka bërë plot tre ndryshime në formacion. /Telegrafi/

Formacionet zyrtare: