Telegrafi

Prishtina njofton futbolldashësit për çmimet e biletave për ndeshjen evropiane ndaj St Joseph’s

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka lëshuar njoftim për çmimin e biletave për të gjithë ata që duan ta shohin ndeshjen ndaj skuadrës St Joseph’s.

Prishtina është nikoqire e klubit nga Gjibraltarit, St Joseph’s në ndeshjen e parë të raundit para-kualifikues për Ligën e Evropës.

Kjo ndeshje është e paraparë të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.

Lexo po ashtu Reagimi i Prishtinës për shortin: Mund të luajmë kundër Steven Gerarrd dhe Eros Grezdës

Kur jemi tri ditë para ndeshjes, Prishtina ka njoftuar edhe rreth çmimit të biletave për këtë takim.

Çmimet e biletave do të variojnë nga tri deri në tetë euro, ndërsa ajo VIP do të jetë 15 euro, pasi përfshihen edhe pije dhe ushqim.

Lexo po ashtu Prishtina licencon 25 futbollistë për ndeshjet e Ligës së Evropës, Januzi dhe Bardhoku nuk lirohen nga ish-klubet

Njoftimi i Prishtinës:

Biletat për ndeshjen e parë të raundit parakualifikues ndërmjet Prishtinës dhe St Joseph’s që zhvillohet të enjten më 27 qershor nga ora 20:45, do të dalin në shitje në ditën e ndeshjes përreth stadiumit.

Biletat kushtojnë:

3 euro – tribuna veriore.

5 euro – tribuna lindore.

8 euro – tribuna perëndimore.

15 euro – tribuna VIP

/Telegrafi/