Telegrafi

Prishtina në Snapchat (Foto)

Kjo u arrit në saje të përdoruesit Gramoz Boshnjaku, i cili ka bërë një kërkesë që edhe Prishtina të figuron në listën e qyteteve botërore.

“Ky dizajn që unë e kam bërë është në të gjitha qytet. Ka qenë një më herët, por nuk ka qenë i mirë. Kam vendos me bë një dizajn me simbolet tona të kryeqytetit dhe i kam vizatuar. Është busti i Skënderbeut, Sahat Kulla, New Born, Pallati i Rinisë dhe i Sporteve, Muzeu dhe në fund e kam vendosur logon e kryeqytetit me Hyjneshën në fron”, tha për Telegrafin, Gramozi.

Ai shprehet tejet i lumtur me këtë rast dhe se do të vazhdoj ta promovoj vendlindjen e tij.

“E kam dërguar kërkesën dhe Snapchat ma ka aprovuar pas një jave. Jam shumë lumtur që kjo ka ndodhur dhe dua që qyteti im të bëhet i njohur me gjera të bukura”, ka thënë Gramozi për Telegrafin.
Boshnjaku njihet ndryshe si tifoz i flaktë i klubeve sportive të kryeqytetit.
Kujtojmë se Snapchat është rrjet social me anë të së cilit mund të dërgohen video me zë, fotografi dhe mund të zhvillohen biseda. /Telegrafi/