Janë mbyllur 45 minutat e para në finalen e Superkupës së Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Prishtinës.
Ka qenë një pjesë e parë shumë dinamike, por e cila ka sjellë vetëm një gol dhe atë e realizuan kryeqytetasit duke shkuar në pushim 1-0.
Ishte minuta e 10-të e ndeshjes, kur qendërmbrojtësi Egzon Sinani me një gjuajtje të fortë brenda zonës realizoi gol për 1-0.
Kampioni në fuqi tentoi të barazonte rezultatin duke krijuar disa raste shënimi, por pa sukses.
Kësisoj në pushim prej 15 minutave Prishtina shkoi me epërsi minimale 1-0 dhe pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e zjarrtë. /Telegrafi/