Klubi kryeqytetas pasi akoma nuk mund të luajë në shtëpinë e tyre pasi që stadiumi ende nuk rinovuar, sfidat si vendase do t’i luajë në Drenas.
Klubi “bardhekaltër” përmes një njoftimi, ka konfirmuar se ndeshjet në edicionin e ri do t’i luajë në “Rexhep Rexhepi” te Drenasit.
“FC Prishtina këtë edicion, ndeshjet si vendase do t’i zhvilloj në Drenas në stadiumin e Feronikelit “Rexhep Rexhepi”.
Por, nesër pritet zyrtarizimi i marrëveshjes ndërmjet FC Prishtina dhe Komunës së Drenasit.
Ndeshja e javës së parë me Dritën, sipas të gjitha gjasave zhvillohet të dielën më 20 gusht nga ora 17:00”, është thënë në njoftimin e FC Prishtinës.