Stadiumi i kryeqytetit është duke u rinovuar dhe për këtë arsye klubi më i trofeshëm kosovar Prishtina, është e detyruar të shtegtoj këtë kampionat.
Ndeshjet në stinorin vjeshtor i kishte zhvilluar në stadiumin e KEK-ut në Obliqi, ‘Agron Rama’.
Por Prishtina nga ndeshje e ardhshme do të luajë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Podujevë.
Prishtina do të luajë të premten kundër Drenicën në Podujevë dhe ndeshja fillon në ora 13:00.
Prishtina për një stërvitje detyrohet t’i paguajë Llapit 100 euro, ndërsa për një ndeshje 500 euro. /Telegrafi/