Telegrafi

Prishtina ndalet nga VAR-i, barazim me Dritën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina dhe Drita kanë luajtur pa gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës të zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Prishtina e nisi më mirë ndeshjes, madje fitoi penallti për një lojë me dorë në zonë, por që pas rishikimit në VAR u anulua.

Pas kësaj Prishtina arriti të shënojë me Leotrim Kryeziun, por që goli sërish u anulua nga VAR pasi gjatë aksionit një lojtar i kryeqytetasve luajti me dorë.

Drita kishte rast të mirë me Leonart Vitijën, por gjuajtja e tij nga afër përfundoi jashtë.

Edhe në pjesën e dytë Prishtina kishte më shumë nga loja, duke rrezikuar në disa raste, por që tastet e tyre përfundonin jashtë ose në duart e Faton Malokut.

Drita rrezikoi me Albin Prapshticën, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Gjilanasit kishin rast të mirë edhe në kohën shtesë, por goditja me kokë e Krasniqit u ndal nga Gjoka.

Deri në fund nuk kishte gola dhe skuadrat finalistin do ta kërkojnë në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Gjilan. /Telegrafi/