Prishtina është duke qëndruar në Antalia të Turqisë për fazën përgatitore para sezonit pranveror.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e katërt miqësore në tokën turke, ku janë përballur me ekipin rus Alania Vladikavkaz.
Kryeqytetasit kanë triumfuar ndaj ekipit nga Liga e Parë ruse me rezultat të pastër 2-0.
Lorik Boshnjaku realizoi në pjesën e parë një gol të bukur, derisa Besnik Krasniqi në pjesën e dytë shënoi nga penalltia për 2-0.
Уступаем в первом контрольном матче этого дня.
«Алания» 0:2 «Приштина»
⚽️ 35’ Бошняку
⚽️ 52’ Красники (пен) pic.twitter.com/IfxQEyk0Av— ФК «Алания» (@fc_alania) January 29, 2022
Vlen të theksohet se skuadra ruse humbi dy penallti në këtë takim.
Për Prishtinën kjo ishte fitorja e parë në katër ndeshje miqësore, teksa kanë një barazim dhe dy disfata. /Telegrafi/