Me rezultat 2-1, Prishtina ka regjistruar fitoren e radhës në Vala Superligën e Kosovës në futboll duke e mposhtur Trepçën në kryeqytet.
Në minutën e 26 u akordua penalti në favor të vendasve, të cilën e konvertoi në gol Liridon Leci.
Pas gjysmë ore lojë, u akordua penalti edhe për mysafirët, ndërsa Amir Prishtina u tregua i saktë nga pika e bardhë (30’).
Gjysma e parë përfundoi me rezultat të barabartë, kurse në pjesën e dytë, nikoqirët e rikthyen avantazhin.
Mërgim Pefqeli u tregua i saktë pas një sulmi të prishtinasve për ta shënuar golin e dytë për skuadrën nga kryeqyteti (70’).
Me këtë fitore, Prishtina numëron 51 pikë, një më pak se Feronikeli që luajti baras ndaj Dritës. Kryeqytetasit janë shtatë pikë prapa liderit Trepça ’89 që nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje. /Telegrafi/