Prishtina mposht Ferizajn me rezultat 1-0 në një ndeshje të luftuar nga të dyja palët.
Pjesa e parë nga të dy skuadrat ishte e barabartë, ndërsa raste të mira ëpr shënim nuk kishte.
Adili provoi një herë nga 20 metra, por goditja e tij shko jashtë portës.
Pjesa e dytë ishte më interesante. Prishtina e kërkoi më shumë fitoren.
Khalid provoi me kokë në minutën e 55-të, por gjuajtja e tij shkoi pak jashtë portës.
Prishtina erdhi te goli në minutën e 72.
Një aksion i bukur i Lecit me Dallkun, ky i fundit gjuan, portieri pret, por nga topi i kthyer Makenda shënon për 1-0.
Kuka ka mundur ta barazoj rezultatin, por Muçiqi ndali gjuajtjen e tij.
Krejt në fund një rast të qind për qind e kishte Begolli i cili në portën e zbrazët gjuajti jashtë. /Telegrafi/