Telegrafi

Prishtina mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve, luan ndaj kampionit të San Marinos

UEFA ka hedhur shortin e miniturneut paraeliminator të Ligës së Kampionëve, ku marrin pjesë kampionët e Kosovës, Prishtina.

Kryeqytetasit do ta nisin në gjysmëfinale, ku shorti i ka vënë përballë kampionëve të San Marinos, Folgore.

Një skuadër e nivelit amator dhe ndjeshëm më të dobët se Prishtina, që shihet si favorite absolute.

Kjo ndeshje do të luhet më 22 qershor.

Nëse kalon në finale, Prishtina do të luajë me një nga dy gjysmëfinalistët e tjerë: Tórshavn ose Inter Club d’Escaldes.

Finalja është parashikuar të luhet më datë 25 qershor, ndërsa ndeshjet mund të luhen në Tiranë. /Telegrafi/