FC Prishtina ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jasharit”, pas fluturimit disa orësh nga Gjibraltari.
Klubi ka paralajmëruar që deri të hënën do të përgatitë dosjen për UEFA-n.
Ndeshja e Prishtinës me ekipin Lincoln Red Imps u anulua pasi tetë lojtarë të prishtinasve rezultuan pozitivë me koronavirus.
Më poshtë njoftimi i klubit
“Ka mbërri ekipi. Deri të hënën në mëngjes klubi do t’i paraqesë Komisionit për etikë dhe disiplinë të UEFA-s historikun e argumenteve nga ndeshja e parë”.
“Më vonë proncimet e Bajram Shalës dhe trajnerit Ramiz Krasniqi”, njofton Prishtina.