Prishtina ka arritur të nxjerrë një barazim të rëndësishëm si mysafir i CS Fola Esch në kuadër të raundit të parë kualifikues të Europa League.
Nënkampioni i Kosovës luajti pa gola në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Emile Mayrisch” që mund të konsiderohet rezultat pozitiv për ekipin kryeqytetas.
Ishte një gjysmë e parë e kujdesshme nga të dyja skuadrat që hezitonin të shkonin përpara.
Në këtë mënyrë, rastet munguan, ashtu që kur lojtarët shkuan në pushim, rezultati ishte ai i fillimit (0-0).
Rrjetat vazhduan të heshtin edhe në fraksionin e dytë të lojë, pasi asnjëra nga skuadrat nuk arrinte të tregohej konkrete para portës kundërshtare.
Kjo bëri që ndeshja e parë e ndërmjet këtyre ekipeve, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Evropës, të mbyllej pa gola.
Ky rezultat është i favorshëm për Prishtinën kur kihet parasysh se ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë në Kosovës.
Përmendim që në stadiumin “Emile Mayrisch” kishte edhe tifozë shqiptarë, të cilët e mbështesnin ekipin bardhekaltër.
Dueli kthyes ndërmjet Prishtinës dhe CS Fola Esch do të zhvillohet më 19 korrik. /Telegrafi/