Telegrafi

Prishtina luan ndeshjen e shtatë ndërkombëtare, pret fitore në përballjen e sotme ndaj St Joseph’s  

Foto: FC Prishtina/Facebook

Klubi më i treofeshëm kosovar, Prishtina do të luaj sot (e enjte) ndaj ekipit të Gjibraltarit, St Joseph’s, ndeshjen e vlefshme për para-kualifikimet në Ligën e Evropës.

Prishtina zhvillon sot ndeshjen e shtatë ndërkombëtare, ku të gjitha i ka në kuadër të Ligën e Evropës.

Lexo po ashtu Prishtina licencon 25 futbollistë për ndeshjet e Ligës së Evropës, Januzi dhe Bardhoku nuk lirohen nga ish-klubet

Kryeqytetasit do të provojnë të vazhdojnë serinë pozitive, sidomos ndaj skuadrave të Gjibraltarit, ky synojnë fitore.

Bardhkaltrit konsiderohet favorit përball St Joseph’s, por këtë favorizim në letër, skuadra duhet të dëshmojë në fushë në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45.

Lexo po ashtu Prishtina njofton futbolldashësit për çmimet e biletave për ndeshjen evropiane ndaj St Joseph's

Skuadra vendase thuhet se është e përgatitur maksimalisht dhe nuk do të ketë mungesa, përveç të palicencuarve, Ahmed Januzi dhe Tun Bardhoku.

Gjyqtarë të kësaj ndeshje do të jenë: Helgi Mikael Jonasson, Birkir Sigurdarson, Bryngeir Valdimarsson – Povaldur Arnason (Islandë). /Telegrafi/