Telegrafi

Prishtina luan me fanella te kuqe kundër Norrkopingut (Foto)

Është mbajtur edhe mbledhja e zakonshme mes zyrtarëve të UEFA-s dhe të dyja klubeve.

Pas kësaj mbledhje janë vendosur edhe fanellat me të cilat do të luajnë skuadrat.

“Nga mbledhja e fundit me UEFA, gjyqtarë, IFK Norrköping dhe FC Prishtina, vendasit luajnë bardhë e kaltër, ndërsa Prishtina detyrueshëm kuq e bardhë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndeshja zhvillohet sot nga ora 20:00 dhe do të ketë transmetim televiziv.

Prishtina pritet të ketë përkrahje të madhe nga tifozët që jetojnë në Skandinavi. /Telegrafi/